Ministri Osmani: Spekulimet rreth shkakut të aksidentit, dëmtojnë procesin e hetimit

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili po qëndron në Sofje ka realizuar një takim me prokurorin e shtetit bullgar, me ç’rast kanë biseduar lidhur me procesin e hetimit rreth ngjarjes tragjike.

Me këtë rast bashkë kanë konstatuar se spekulimet rreth shkaqeve të aksidentit, vetëm se po dëmton procesin e hetimit, raporton Alsat-mk, transmeton Klankosova.tv.

“Pas përfundimit të hetimeve do të organizohet transport i trupave të pajetë. Biseduam edhe për hetimin, për spekulimet, me çrrastë konstatuam se spekulimet nuk ndihmojnë përkundrazi dëmtojnë procesin e hetimit”, tha Osmani.

Të ngjashme