Gjatë ditës së sotme Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran në Kosovë në përbërje nga drejtori i Caritasit për Kosovë, Gerhard Schaumberger dhe menaxheri i projektit, Veton Rruka me të cilët ka biseduar rreth zhvillimit të prodhimtarisë bujqësore.
Me këtë rast, ministri Faton Peci, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it për mbështetjen e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend dhe iu ka ofruar përkrahjen e tij në realizmin e projekteve tjera që kanë të bëjnë më mbështetjen, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.
Gjatë këtij takimi, drejtori i Caritas-it për Kosovë, Gerhard Schaumberger prezantoi mundësitë për bashkëpunim në projektet e tyre që kanë për qëllim përkrahjen e fermerëve në zonat rurale dhe e njoftoi Ministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i zhvillojnë për bujqësinë në Kosovë.