Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger dhe Sandra Horina, Përfaqsuese e Agjensisë Austriake për Zhvillim në Kosovë.
Në këtë takim është biseduar kryesisht rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, në projektet për zhvillimin rural, përkrahja e fermerëve të rinj, si dhe fuqizimin e grave fermere si pjesë integrale e zhvillimi të bujqesisë në Kosovë.
Gjatë takimit, Ministri Faton Peci potencoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në të gjitha sferat që mbulon kjo Ministri, ndërsa u fol edhe për ide konkrete si zhvillimi dhe avancimi i bujqësisë organike dhe mundësia e qasjes në fondet e Bashkimit Evropian.