Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se i qëndron prapa deklaratave që i bëri lidhur me përplasjen që ka pasur në komisionin për Mjedis me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, raporton Ekonomia Online.
Ministri Peci u pyet nëse prokuroria e ka kontaktuar për të dhënë sqarime kur ka thënë se “ka kaluar koha e gjuajtes me plumba”.
“E para citimin nuk e ki të saktë nuk kam folur as që ka kalu koha as që është koha, unë kam dhënë deklaratën atë që është dhe unë qëndroj prapa çdo deklarate që e jap”, ka thënë Peci.
Pas një debati të ashpër në komision mes ministrit Peci dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu kjo e fundit e ka quajtur rrugaq dhe ka hedhur ujë në drejtim të ministrit duke e lëshuar mbledhjen e komisionit.
Ndërkaq pas incidentit, ministri Faton Peci kishte deklaruar se “ndaq gjuni me ujë ndaq me plumba”
“N’daq gjuni më ujë, n’daq më plumba, qysh keni gju ma herët, po nuk ka bir nane që e ndal Faton Pecin prej Ministrisë së Bujqësisë me e luftu krimin edhe korrupsionin”, kishte deklaruar Peci.