Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar njërën nga vendpunishtet e ndërtimit të lartë në Prishtinë nga ku ka vëzhguar nga afër respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit të cilat janë parakushte për parandalimin e lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës.
Lajmin e ka bërë të ditur Reçica përmes një postimi në faqen zyrtare të tij në facebook.
“Vizitova njërën nga vendpunishtet e ndërtimit të lartë në Prishtinë, për të parë nga afër respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit, si parakushte për parandalimin e lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës.” ka shkruar Reçica.
Ai më tutje ka shtuar se punëtorët tonë meritojnë kushte dinjitoze në punë dhe ka thënë se do të jenë të pakompromis në zbatimin e legjislacionit aktual nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Punëtorët tanë meritojnë kushte dinjitoze për punë në përputhje me standardet evropiane dhe mbi të gjitha, siguri dhe shëndet në vendin e punës. Ne do të jemi të pakompromis në zbatimin e legjislacionit aktual nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë por edhe këmbëngulës në përpjekjet për avancimin e mëtejmë të tij. Jeta e punëtorëve tanë vlen dhe ne duhet të mbrojmë atë.”, thuhet më tutje në postim.
Postimi i plotë i ministrit Reçica: