Në këtë debat online të udhëhequr nga Prof. Dr. David Phillips, nga Universiteti Kolumbia të Nju Jorkut, fjalën e hapjes e paraqiti Prof. Dr. Daniel Serwer, nga Johns Hopkins University.
Ndërkaq siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga zyra e Rekës, në këtë debat ka marrë pjesë edhe kryetarja e së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Ndërsa nga Shqipëria, në debat morën pjesë Arta Dade, ish Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit të Serbisë dhe Miodrag Vlahoviq, Ambasador i Malit të Zi në Selinë e Shenjtë.
Reka ndër të tjera gjatë adresimit të tij ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në struktura Euro-Atlanike.
“E ardhmja e Kosovës, theksoi Ministri Reka, është si pjesë e civilizimit perëndimor, si një Republikë e bazuar në sundimin e ligjit, një shtet me kufijtë e mbrojtur me kushtetutë dhe një qeveri me qeverisje të mirë”, ka thënë Reka.
Ndërkohë rreth çështjes së diskutuar në këtë debat për dialogun Kosovë-Serbi, Ministri Reka tha se “ai nuk mund të jetë më, sikur që ishte, pra jo më negociata asimetrike, por vetëm negociata të dy shteteve të barabarta, që duhet të përfundojnë me njohje reciproke ndër-shtetërore – pa ndryshime territoriale”.