Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës i Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive.
Në takimin e parë përveç prezantimit të anëtarëve aty u morr vendim për caktimin datës së mbledhjeve të komisionit gjithashtu u vendos që në takimin e ardhshëm të thirret edhe ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Flamur Sefaj, raporton Ekonomia Online.
Ministri Sefaj është ftuar që të martë e ardhshme të jetë prezent në takim njoftues me anëtarët e komisionit.
Haxhi Shala, kryetar i komisionit tha se mbledhja e parë e cila është mbledhur me qëllim të konstituimit dhe me qëllim të njohjes në mes të anëtarëve.
Herën e kaluar kemi pasur një shembull se si ky komision punon në të mirë të qytetarëve dhe të vendit. Ai ka prezantuar obligimet që ka ky komision.
“Shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me amandamentimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me këtë fushë. Komisioni mbikëqyrë edhe fushëveprimin e FSK-së dhe ka pasur përkrahjen e OSBE-së dhe shoqëria civile që merret me çështjet e sigurisë”, tha ai.
Komisioni u pajtua që të mblidhet ditën e martë të javës, propozim ky që erdhi nga deputeti Rexhep Selimi.
“Do të ishte e përshtatshme dita e martë për mbledhje të komisionit për shkak se dita e hënë është e ngarkuar me mbledhjet e kryesisë së kuvendit dhe dita e martë do të ishte më e përshtatshme dhe varësisht prej situatave mund të mbajmë mbledhje edhe ditëve të tjera”.
Ishte Blerim Kuqi i cili nuk u pajtua me këtë propozim për shkak se tha që grupi parlamentar i subjektit të tij ka caktuar takimet e rregullta të martave. Por tha që do të shohin nëse mund ta bëjnë një ndryshim.
Komisioni vendosi që të takohen të martave në orën 10.