Ministri serb: Nëse vazhdon ‘konflikti i ngrirë’ me Kosovën, do të ketë pasoja për Serbinë

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 16:42 | Nga

Për zëvendëskryeministrin e Serbisë, Rasim Ljajiq është e pabesueshme se si ‘një pjesë e mirë’ e elitës politike serbe mbron një ‘konflikt të ngrirë’ në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas tij, nëse vazhdojnë ‘konfliktet e ngrira’ kjo do t’i kushtojë Serbisë.

“Kjo nuk mund të ketë çmim të ulët nëse ndalohet çdo gjë që Serbia ka bërë në 15 apo 20 vitet e fundit në drejtim të reformave, integrimit evropian, drejt rimëkëmbjes së ekonomisë sonë në mënyrë që 65 për qind e tregtisë sonë të lidhet me Bashkimin Evropian”, ka thënë Ljajiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se kurrë më parë nuk ka ndodhur që ‘një pjesë e mirë e publikut, sektorit joqeveritar dhe partive opozitare’ të jenë kundër çdo negociate për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ljajiq i cili është edhe ministër i Tregtisë, ka shtuar se zgjidhja është e nevojshme edhe pse në qeverinë serbe ka pikëpamje të ndryshme.

“Nuk është problemi pse shprehim mendime të ndryshme për të ardhmen dhe zgjidhjen e kësaj çështje. Problemi lind kur njerëzit nuk e din se çfarë duan dhe Serbia deri më tani nuk e di se çfarë duan ata në të vërtetë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme