Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Ekonomik në Serbi, Nenad Popoviq, ka thënë se çështjen e Kosovës do ta rikthejnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ai në një intervistë për Novosti, ka thënë se ndërmjetësimi i BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi nuk ka sjell rezultate, ndaj sipas tij është e nevojshme përfshirja edhe e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, përcjell Klan Kosova.
“I vetmi vend ku çështja e Kosovës mund të zgjidhet është OKB, aty ku Serbia ka shumë miq, si Rusinë dhe Kinën, të cilat mbrojnë integritetin territorial të saj, respektojnë Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244”, ka thënë Popoviq.