Ministri izraelit i Komunikimit, Shlomo Karhi, akuzoi gazetën Haaretzin për propagandë kundër shtetit të Izraelit gjatë kohës së luftës.
Në një letër, ministri i bëri thirrje qeverisë të ndalojë çdo reklamë në këtë gazetë dhe të mos hyjë në asnjë marrëveshje të re tregtare.
Karhi akuzoi mbulimin e Haaretz për marrjen e “një linjë të dëmshme që minon qëllimet e luftës dhe dobëson përpjekjet ushtarake dhe qëndrueshmërinë shoqërore”.
Ndërsa gazeta e cila është nga më të respektuarat në Izrael, ka mbajtur qëndrim kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, dhe kushteve që i paraprinë sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.
Harretz kishte shkruar se kreu i qeverisë izraelite ka përgjegjësi për sulmet, sepse sipas tyre ka dështuar në identifikimin e rreziqeve, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.