Ministri Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim të lamtumirës ambasadorin e
Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar. Me këtë rast Sveçla e falënderoi ambasadorin Sakar për
angazhimin e tij në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Turqisë.
Gjatë takimit ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Sakar për angazhimin e tij, sidomos në
avancim e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Në këtë takim u ritheksuan raportet e shkëlqyeshme
dhe u vu në pah se bashkëpunimi do të vijojë, duke krijuar gjithnjë mundësi të reja për shumë fusha
të cilat janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
Ambasadori Sakar e falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim
mes dy vendeve në ngritjen e çështjeve kur ka qenë në pyetje interesi i qytetarëve. Ai theksoi se
mbështetja e vazhdueshme e Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës, do të vijojë në
shumë fusha edhe në të ardhmen.
Në fund ministri Sveçla duke i uruar suksese në detyrat e tija të reja, i uroi të gjitha të mirat për
ambasadorin dhe familjen e tij, duke vënë në pah se Kosova do të jetë vendi ku ai do të jetë gjithnjë
i mirëpritur.

Të ngjashme