Deputeti i VV-së, Driton Hyseni ka pyetur ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbi njohjen e patentë shoferëve nga vendet e tjera dhe sidomos për bashkatdhetarët, raporton Ekonomia Online.
Ministri Sveçla tha se janë duke punuar në këtë drejtim e sidomos në mirëqenien e bashkatdhetarëve duke shtuar se presin të vinë me lajme të mira sa i përket çështjes së patentë shoferëve dhe marrëveshjet e arrira deri tani me shtetet e tjera.
“Nuk ka ndonjë kriter shtesë por problem këtu janë edhe aferat e qeverive të kaluara”, theksoi tutje ai.