Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka udhëtuar sot në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, të organizuar nga Presidenca Austriake e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ky forum do të fokusohet në reformat në drejtësi në regjionin e Ballkanit Perëndimor, për të pasur identifikim më të mirë të mbështetjes që kërkohet nga BE-ja, me qëllim që sundimi i ligjit dhe vetë sistemi i drejtësisë të sjellin përfitime për qytetarët, gjë që është edhe element thelbësor në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme është dy ditor, dhe do të mbahet më 4 dhe 5 tetor në Tiranë.