Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i ka paralajmëruar dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Sipas raportimeve në disa media, Tahiri këtë vendim ia ka dorëzuar sot kryeministrit, ndërsa dorëheqja e tij lidhet me pakënaqësitë që ai i ka shprehur lidhur me funksionimin e punëve në sistemin e drejtësisë, sidomos me ndërhyrjet e shumta politike në dy muajt e fundit.
EkonomiaOnline ka provuar ta konfirmojë këtë nga Ministri, por deri më nuk ka marrë asnjë përgjigje.