Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Ceremonia do të mbahet nesër, me 19.10.2020, në ora 10:00, në sallën P-38 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë: ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu dhe krerët më të lartë Shtetëror si Presidenti, Kryeministri dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.