Ministri Vitia dhe Ambasadorja Gomes diskutojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës,  Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadoren e Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Në takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Luksemburgut, në funksion të fuqizimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri Vitia ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për ndihmën që i ka dhënë shëndetësisë në Kosovë dhe ka shprehur përkushtimin për të vazhduar një bashkëpunim cilësor në kuadër të projektit mbështetës për shëndetësinë për Kosovën, përkrahur nga Luksemburgu.

Nga ana e saj, Ambasadorja Gomes ka rikonfirmuar se Qeveria e Luksemburgut do ta vazhdojë përkrahjen për shëndetësinë në Kosovë përmes projektit mbështetës për shëndetësinë KSV 017 për të ngritur kapacitetet e sektorit shëndetësor në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme