Ministri Vitia pret në takim kryetaren e FSShK-së

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është takuar sot me kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSShK-së.

Në këtë takim, temë kryesore ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.

Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSShK i paraqiti gjatë takimit.

Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtojë me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës,

Të ngjashme