Ministri Zemaj pret në takim anëtarët e Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

| 16 Qer 2020 | 11:49 | Nga

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj.

Reshitaj si përfaqësuese e komisionit e ka përgëzuar për detyrën e re dhe ka ofruar përkrahje për ministrin Zemaj.

Ajo veçanërisht ka shprehur mbështetjen e nismës së ministrit për t’iu ofruar vende pune specialistëve të papunë, si dhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.

Ndër të tjera në këtë takim është biseduar edhe për masat parandaluese kundër pandemisë Covid-19.

Ministri Zemaj ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjashme