Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim një grup këngëtarësh dhe gastronomësh pas protestës së këtyre të fundit para ndërtesës së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Zemaj fillimisht ka dal që t’i takojë ata në protestë, duke u kërkuar që ta ndërpresin atë në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i përgjithshëm.
Ministri në një konferencë për medie ku prezantoi manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit, tha se duhet të respektohet të gjitha rekomandimet e IKShPK-së, pa dhënë detaje nëse do të lejohet mbajtja e dasmave.