Për të blerë një bukë në Kosovë, tash e dy ditë duhet të paguhet më shumë. Nga cmimi prej 30 centë tash një bukë kushton deri në 40 centë, që nënkupton që cmimi i saj nuk është rritur për 10%, sepse më një rritje të tillë buka do të kushtonte 33 centë.
E këtë rritje cmimesh, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, nuk e lidh vetëm me vendosjen e taksës prej 10% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës. Ministri Shala ka një thirrje për përfaqësuesit e industrisë së miellit.
E në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, thonë se shtrenjtimi i miellit ka qenë i pritshëm për shkak të shtrenjtimit të grurit nëpër vendet tjera të botës.
Sipas Farizit, nuk është marrë një vendim apo marrëveshje e përbashkët për shtrenjtim nga ana e përfaqësuesve që janë anëtarë në shoqatë.
Këtë triumfim duhet të gëlltisim të gjithë, nukduhet ti rrisin cmimet shumë por duhet të mbijetojnë.
Farizi nuk përjashtoi mundësinë e shtrejtimit të miellit sërish pas disa muajve. Ai thotë se më 2019 mund të ketë ngritje të çmimeve, varësisht nga trendet e çmimeve për produktet tjera.