Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar 30 mijë rekrutë ukrainas që nga qershori i vitit të kaluar.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ministria e Mbrojtjes thotë se ushtarët tani po luftojnë në vendin e tyre.
“Që nga qershori 2022, Mbretëria e Bashkuar ka ofruar trajnime për rekrutët ukrainas. 30 mijë rekrutë tani janë trajnuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.