Ministria e Arsimit pranon 460 laptopë donacion nga “Elkos Group”

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania “Elkos Group”,  ka ndihmuar nxënësit e Kosovës me 460 laptopë në vlerë prej 100 mijë eurove, raporton Ekonomia Online.  

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, e ka mirëpritur këtë donacion duke thënë se kjo është një ndihmë shumë e madhe për fëmijët të cilët nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin mësimin online në mungesë të pajisjeve.

“Sot po pranojmë në emer të MAShTI-it një donacionin prej 460 laptopëve. Në kohë pandemie, ministria ka ofruar mësim në distancë megjithatë disa familje në mungesë të pajisjeve, fëmijët nuk kanë mundur ta ndjekin mësimin”, tha ajo.

Ministrja Bajrami e ka vlerësuar këtë ndihmë dhe ka thënë se kompjuterët do të tërhiqen nesër nga komunat.

“Ne kemi themeluar një komision i cili do të caktojë kriteret. Përfaqësues janë DKA Prishtinë, DKA Pejë, DKA Graçanicë , Mitrovicë, Suharekë, Shtime dhe nga një përfaqësues prej MASHT dhe Elkos”.

“Komisioni do të caktojë kriteret sa kompjuterë  do të shkojnë në secilën komunë. Komunat do t’i tërheqin kompjuterët nga Elkos. Donacion domethënës. Pranimi i 460 kompjuterëve nga bën shumë të lumtur”, shtoi ministrja Bajrami.

Përfaqësuesja e “Elkos Group”, Selvete Abazi, ka thënë se ky donacion është si shenjë falënderimi ndaj konsumatorëve.

“Në momentin që nëpërmjet medieve kemi marrë informatën që fëmijët nuk mund ta ndjekin mësimin online ne kemi vendosur që si donacion të japim 460 llaptopë në vlerë 100 mijë euro, për të gjithë fëmijët e Kosovës. Në shenjë falënderimi për konsumatorët tanë edhe ne po ndihmojnë Kosovën me këta llaptopë”, tha Abazi.

Të ngjashme