Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi , në mbështetje të nenit 4,21,22 të ligjit nr:03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare , nr. 82.21 tetor 2010) nenit 10 të paragrafit 1.4 të Ligjit 0/4- 052 për Marrëveshjet ndërkombëtare (Gazeta zyrtare Republikës së Kosovës ,nr 28/16 dhjetor 20111Prishtinë) neni 8 paragrafi 1.4 të Rregullores nr. 02 /2011, për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011) mori vendim për shfuqizimin e pikës 2 të nenit 2 të Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) të lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , OJQ Asociacioni “Loyola Gymnazium” dhe Kuvendit të Komunës së Prizrenit, datë 11.10.2004 dhe Aneksit –I- të Memorandumit të Mirëkuptimit me nr. protk. 2890 datë 02.07.2014.
Ky vendim për shfuqizim të pikave të lartpërmendura është marrë për arsye se legjislacioni i Republikës së Kosovës i`a ka pamundësuar MAShT-it të kryej obligimet e saj financiare siç kanë qenë të papara në Memorandum.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe “Loyola Gymnazium”, në të ardhmen do të shikojnë mundësi tjera të bashkëpunimit.
Ky vendim është marrë edhe në bazë të konkluzioneve të dala nga takimet e grupit të përbërë nga palët e përfshira në këtë Memorandum të Mirëkuptimit .