Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes një njoftimi për medie, të gjithë fermerëve Ju ka uruar sukses në realizimin e përkrahjes publike për zhvillim të sektorit të bujqësisë në vendin tonë
Më qëllim të informimit të drejtë lidhur me mosangazhimin e fëmijëve në punët e rrezikshme në bujqësi, MBPZHR ka njoftuar me bazën ligjore që rregullon këtë çështje për të cilën të gjithë janë të obliguar ta respektojnë.
Komunikata e plotë:
LETËR INFORMIM
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të gjithë fermerëve Ju uron sukses në realizimin e përkrahjes publike për zhvillim të sektorit të bujqësisë në vendin tonë!
Më qëllim të informimit të drejtë lidhur me mosangazhimin e fëmijëve në punët e rrezikshme në bujqësi, MBPZHR ju informon me bazën ligjore që rregullon këtë çështje për të cilën jeni të obliguar ta zbatoni:
· LIGJIN NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË);
· Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 05/2013 për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë, i cili në Nenin 4 përcakton se: “Ndalohen rreptësisht për fëmijë të gjitha format e rrezikshme të punës, të listuara në këtë udhëzim”.
Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2021 si “Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve”.
Andaj, bashkangjitur kësaj Letër Informimi ju njoftojmë me tabelën me punët, rrezikun dhe efektet në shëndetin e fëmijëve.
Tabela: Punët e rrezikshme për fëmijë: aktivitetet, rreziku dhe efektet në shëndetin e fëmijëve.
Aktiviteti
Rreziku
Efektet në shëndetin e fëmijëve
Puna në ujitje
Rryma, uji i ftohtë, infektimi
Lëndimet, infeksione akute, efektet afatgjata shëndetësore
Operimi me makina bujqësore
Rrëzimi nga makina në lëvizje, ndeshja me objekte të tjera.
Aksidentimi i të tjerëve
Lëndimet fizike jo fatale, invaliditeti, lëndimet fatale
Puna me pesticide dhe spërkatja
Helmimi me pesticide, djegiet kimike
Helmimet akute, efektet afatgjata në shëndet, djegie
Korrjet
Kontakti/thithja e pluhurit organik, kontaktet me alergjen, prerjet
Sëmundjet alergjike respiratore (astma dhe extrinsic allergic alveolitis), pneumonitë hipersensitive, reagime tjera alergjike, lëndime fizike, infeksione (sëmundjet infektive-zoonozat)
Punë të rënda fizike në fusha dhe hapja e gropave për pyllëzim ose për mbjellje të pemëve
Ngarkesa e madhe fizike dhe mendore, ekspozimi ndaj kushteve ekstreme atmosferike, orët e zgjatura të punës (mbi katër orë), prerjet
Lëndime të muskujve dhe skeletit
(deformimi i vertebrës, ndikimet në inde dhe muskuj), rraskapitja fizike dhe mendore
Prerja e drunjve dhe përpunimi i drurit
Operimi me makineri/pajisje të rrezikshme, bartja e peshave të rënda, terreni i rrezikshëm.
Lëndime fatale dhe jo fatale, gjymtimet
Puna në thertore dhe në industrinë e përpunimit të mishit.
Rreziku nga kafshët që theren, rreziku nga mjetet që përdoren për therje, kontakti me agens biologjikë dhe kimik, bartja e peshave të rënda, trauma psikologjike
Prerjet, lëndimet fizike jo fatale dhe fatale, infeksionet, helmimet, deformimi i vertebrës, efektet afatgjata në zhvillimin emocional
Gjuetia, peshkataria
Rreziku nga plagosjet, vrasjet, etj. Përdorimi i rrymës dhe dinamitit për peshkim
Plagosjet, vrasja etj. Lëndimet plagosjet dhe pasojat me fatalitet
Grumbullimi i frutave malore dhe vjelja e pemëve
Terreni i papërshtatshëm, kafshimi nga gjarpërinjtë, etj.
Lëndimet trupore, helmimet
Shfrytëzimi i fëmijëve për kalim ilegal të kafshëve
Kontrabandimi me mallra, trauma psikologjike
Efektet afatgjata në zhvillimin emocional, lëndimet trupore
Puna në serrë
Temperaturat e larta, mbetjet e pesticideve, gazrat helmuese
Helmimet, dehidrimi, alivanosja
Puna në bletishtë
Thumbimi i bletëve, përdorimi i gazrave
Alergjitë, helmimi