Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në ruajtjen dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, si dhe në ngritjen e vreshtave të reja dhe fermave për pula, kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti.
Zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, përmes rrjetit të tij, social Facebook, ka bërë të ditur se kjo ministri ka mbështetur përmes granteve investive 74 projekte për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, si dhe ka ngritur vreshta të reja dhe ferma të reja të pulave.