Afro 400 mijë mërgimtarë janë regjistruar në procesin e regjistrimit të diasporës, të realizuar nga Ministria e Diasporës.
Raporti preliminar i këtij procesi pritet të publikohet më 10 qershor, ndërkohë që ai përfundimtar është planifikuar të bëhet publik në vitin 2022.
Sipas të dhënave që ka Ministria e Diasporës, rreth 98 për qind e të regjistruarve janë regjistruar në mënyrë fizike dhe vetëm rreth 2 për qind në platformën online, shkruan sot Koha Ditore.
Por, sa prej tyre do të mund të votojnë për zgjedhjet e parakoshme që do të mbahen më 11 qershor?
Të regjistruarit thuhet se janë kryesisht nga shtetet e Evropës.
Kushtrim Sheremeti, këshilltar i ministrit të Diasporës, Valon Murati, ka thënë se si ministri në dy vitet e fundit kanë qenë të fokusuar në regjistrimin fizik dhe se kanë pushuar së promovuar platformën online të regjistrimit.