Ministria e Diasporës këshillon mërgimtarët

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 15:55 | Nga

Ministria e Diasporës i njofton bashkatdhetarët, të cilët kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit me familjarët në atdhe që, për t’iu ikur pritjeve të gjata në kufi, përveç pikës kufitare në Merdar, t’i shfrytëzojnë edhe pikat e tjera që janë më pak të frekuentuara.

Bashkatdhetarëve u rekomandohet që, para se të nisen për në Kosovë, ta hapin linkun ://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WF0vGdIrKM8 e Qendrës Kombëtare për menaxhimin e kufirit, në të cilin detajisht do të informohen për pikat kufitare, si dhe për kohën e pritjes.

Po ashtu, institucionet e Kosovës, në këtë kuadër edhe Ministria e Diasporës, do të bëjnë përpjekje që bashkatdhetarëve tanë t’u krijohen lehtësi gjatë kalimit të pikave kufitare, veçanërisht të evitohen pritjet e gjata, për ta kaluar një pushim të rehatshëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme