Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Shyhrete Gosalci ka pritur në takim Teuta Tabakun, mësuese e gjuhës Shqipe në Bursa të Turqisë, dhe Rita Salihun veprimtare e qështjes kombëtare, poete dhe humaniste në Amerikë.
Të dy veprimtare nga diaspora kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në vendet ku jetojnë.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të jazhtëzakonshëm në emër të ministrit Dardan Gashi, ato u nderuan me nga një dekoratë.
Ato duke falenderuar Ministrinë e Diasporës për mbështetjen, janë zotuar se do vazhdojnë të punojnë që vlerat kombëtare shqipe të jenë prezente në vendet ku ato jetojnë dhe veprojnë.