Prishtinë, 18.03.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të saj, Departamentit të Energjisë të udhëhequr nga Sabit Gashi si dhe grupit punues për hartim të Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 të udhëhequr nga Dr. Laszlo Szabo kanë mbajtur sot takim koordinues me donatorë vendorë e ndërkombëtarë për të prezantuar progresin e strategjisë, studimin e kostos më të ulët, skenarët dhe modelimet e strategjisë.
Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli ka cekur që Ministria e Ekonomisë dhe bashkëpunëtorët e saj janë duke punuar intensivisht në planifikimin afatgjatë për zhvillimin e sektorit të energjisë, e në të njëjtën kohë në hapa të menjëhershëm për të adresuar dhe për t’u përballur me situatën e shkaktuar nga kriza botërore e energjisë.
Pas prezantimit të skenarëve dhe modelimeve, si dhe studimit të kostos më të ulët, të pranishmit kanë dhënë komentet e tyre për punën e deritanishme në hartim të strategjisë, të cilat do të reflektohen në draftin e parë i cili do të publikohet për konsultim publik.
Të gjithë skenarët dhe modelimet e Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 tregojnë qartë përkushtimin ndaj zhvillimit të hovshëm të kapaciteteve të burimeve të ripërtërishme në Kosovë dhe rritjen e efiçiencës së energjisë.