Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar edhe Programin legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se programi legjislativ i Ministrisë së Financave parasheh shtimin e 14 projektligjeve.
“Është një program ambicioz. Mirëpo jam shumë i sigurt se si ministri dhe qeveri do t’i procedojmë me kohë”, shtoi ai.
Ministri për Inovacion, Besim Beqaj, tha se ministria që ai drejton do të paraqesë një ligj i cili synon të inkorporojë idetë e reja në ekonomi.
Kryeministri Haradinaj ftoi ministrat që të votojnë këtë program, duke sqaruar se ky program mund të plotësohet edhe më vonë.
“Ju ftoj ta aprovojmë këtë program, i cili mund të diskutohet edhe në të ardhmen; të plotësohet apo të ndryshojë përmes kërkesave nga ata që mund të kontribuojnë në këtë program”, tha kreu i Qeverisë.