Ministria e Infrastrukturës në një njoftim për media ka treguar të dhënat e mirëmbajtjes së rrugëve dhe gjendjes së tyre.
Sipas këtyre të dhënave gjendja e auto-udhëve është e mirë dhe rrugët janë të qarkullueshme
“Duke u bazuar në të dhënat e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, gjendja e auto-udhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale është e mirë dhe të gjitha janë të qarkullueshme” thuhet në njoftim
Në disa qytete të Kosovës për shkak të ngricave dhe rrëshqitjes së dheut ka pasur intervenime nga ekipet e mirëmbajtjes
“ Në rajonin e Prizrenit, për shkak të ngricave gjatë natës, intervenime me kripë ka pasur në drejtimin: Prizren – Caralevë, Prizren – Prevallë, Zhur -Dragash- Restelicë, ndërsa, në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë-Bogë ka pasur mbrëmë një rrëshqitje masive të dheut diku rreth orës 20:00. Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës” thuhet mes tjerash në njoftim
Në rajonin e Gjakovës, gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur reshje të shiut dhe ngrica vende-vende. Një ekip i punëtorëve ka kontrolluar rrugët dhe ka intervenuar sipas nevojës të gjitha rrugët janë hapura dhe borë nuk ka.
Edhe në qytetet e tjera si në Gjakovë, Hani Elezit rrugët kanë qenë të hapura, dhe në rajonet e Gjilanit, Ferizajit dhe Prishtinës nuk ka pasur asnjë intervenim