Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës, memorandum bashkëpunimi për disa projekte infrastrukturore

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 11:42 | Nga Fiore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi , lidhur me disa projekte infrastrukturore në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Memorandumi është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Abrashi tha se ky memorandum po konkretizohet pas një pune disa mujore me Komunën e Prishtinës.

Ai veçoi projektet që do të finalizohen me këtë memorandum, e njëri ndër më të rëndësishmit, ndërtimi i rrugës A në Prishtinë, që do të ketë impakt të madh në Lagjen e Spitalit dhe Mati1.

“Ka të bëjë me projekte që e lehtësojnë qarkullimin në Prishtinë. Hyrja në Grashticë për Hajvali. Ne do ta përkrahim financiarisht. Është nja marrëveshje me Asociacionin e Arkitektëve që do të na ndihmojë ne dhe komunën”, tha Abrashi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se për herë të parë Prishtina po e merr vendin e merituar në buxhetin e nivelit qendror.

“Për herë të parë po nënshkruajnë një marrëveshje më të thelluar, sepse kemi nënshkruar edhe më herët, ku Prishtina e ka vendin e merituar në buxhetin e nivelit qendror. Kësaj radhe vërtet janë projekte që kanë rëndësi për Prishtinën dhe i kemi koordinuar bashkë të gjitha punët”, tha Ahmeti.

Të ngjashme