Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairí O’Connell.
Ministri pas takimit tha se ka marrë mbështetje nga ambasadori O’Connell në realizimin e planeve të saj, raporton Ekonomia Online.
Sipas ministrit Beqaj, prioriteti i kësaj ministrie do të jetë promovimi i inovacionit në Kosovë jo vetëm në teknologji, por edhe në biznese të vogla dhe te mesme.
Ai ka thënë se puna e kësaj ministrie fillon intensivisht sot. Sipas tij, stafi i kësaj ministrie tashmë është kompletuar ndonëse nuk ka dhënë ndonjë shifër se sa buxhet do të ketë ministria e re.