Ministria e Integrimeve pa ministër e zëvendësministër, pret reformatimin

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 08:14 | Nga

Edhe pse punët teknike ishin kryer nga Ministria e Integrimeve Evropiane, Memorandumi i mirëkuptimit me Luksemburgun për zbatimin e Marrëveshjes bilaterale në lidhje me bashkëpunimin zhvillimor të hënën u firmos nga zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi.

Kjo, pasi Ministria e Integrimeve Evropiane që nga 9 shtatori ka mbetur “pa zot shtëpie”, që kur ish-ministri Bekim Çollaku kishte ndërruar pozitën, duke kaluar në Zyrën e presidentit, si shef i kabinetit, shkruan Koha Ditore.

E pas Çollakut këtë ministri e braktisi edhe zëvendësministri i vetëm, Ramadan Ilazi, i cili ka nisur studimet e doktoraturës jashtë vendit.

Nga 1 nëntori, Ilazi pritet ta udhëheqë Institutin e brendshëm politik të PDK-së, themelimi i të cilit u bë i ditur më 17 shtator.

Megjithëkëtë, kryeministri Isa Mustafa ende nuk e ka emëruar askënd në këto pozita, e nuk ka caktuar as një ushtrues detyre të ministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme