Ministria e Mbrojtjes: Ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës nuk është ditë e hapur

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se, ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës, nuk do të jetë e hapur për qyteatrët.

Në njoftim thuhet se ceremonia e organizuar për shënimin e kësaj dite do të jetë vetëm me ftesa zyrtare.

“Njoftojmë të gjitha mediat dhe qytetarët; se ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës, nuk është ditë e hapur për qytetarë.

Pjesëmarrja në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Forcës, bëhet vetëm me ftesa zyrtare”.

“Dita e Forcës”  shënohet me datë 27 nëntorë, për nder të themelimit të FSK-së me këtë datë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme