Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) postoi në llogarinë e saj në “Twitter” pamje nga operacionet e kryera nga Komanda e Forcave Ajrore.
“Operacionet ajrore, që kryhen nga Forcat tona Ajrore, realizohen pas një procesi gjithëpërfshirës përgatitor dhe me vëmendje shumë të madhe të personelit ekspert në fushën e vet”,- thuhet në shënimin që shoqëron videon.
“Shembulli më konkret i suksesit, i cili vjen me punën në ekip, është goditja e objektivave të përcaktuar me 100% saktësi”.
Momentet e goditjes së shënjestrave nga personeli i Forcave Ajrore janë shpërndarë në mediat sociale.