Ministria e Mjedisit ndan 150 mijë euro për ujësjellësin dhe deponinë e mjeteve të ngurta në Prishtinë

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 15:08 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit ka ndarë 150 mijë euro për Komunën e Prishtinës. Këto mjete janë ndarë në kuadër të dy memorandumeve të nënshkruara  me këtë komunë, njëra për ujësjellësin në fshatin Rimanishtë, si dhe tjetra për përmirësimin e deponisë së mjeteve të ngurta.

Ud. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pas takimit qe pati me nënkryetarin e komunës, Selim Pacollin, tha se përveç këtyre dy projekteve me nënkryetarin Pacolli janë dakorduar edhe për mbështetjen e komunës për dy task forcat e krijuara, raporton Ekonomia Online.

“Në fazën e vjeshtës që po hyjnë tash në kuadër të task forcës për ajrin për Task Forcën ta pastrojmë Kosovën ku në emër të ministrisë kemi kërkuar mbështetjen pa rezervë dhe sigurisht e kemi marr mbështetjen dhe projektet tona të përbashkëta për vitin 2019. Projektet dhe kërkesat e nënkryetarit, janë po ashtu edhe kërkesa të MMPH”.

“Sot përveç këtyre, ne nënshkruam marrëveshje për bashkëfinancim të dy projekteve një është ujësjellësi në Rimanishtë që e mbështetim me një fond 100 mijë euro dhe zotoheni qe edhe në vitin 2019 do të mbështesim me mjetet e nevojshme në mënyrë që te përfundoj i gjithë projekti, si dhe për deponinë e mjeteve të ngurta për rajonin e Prishtinës”.

“Deponitë do të trajtohen nga fondet e IPA por ne paraprakisht po mbështesim komunat që të krijojnë kushte që të vazhdojnë më lehtë kur të fillohet puna”, tha Matoshi.

Sipas Matoshit, ministria është e njoftuar se mjetet e ndara nuk janë të mjaftueshme , mirëpo premton se nga viti tjetër edhe me mbështetje të Bashkimit Evropian, do të investojnë me fonde të mjaftueshme”.

Ndërsa nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, tha se nënshkrimi i këtyre memorandumeve është një iniciativë e mirë edhe për bashkëpunimet e tjera.

Pacolli tha se shpreson që komuna e Prishtinës të mbështetet financiarisht edhe për projektet e tjera.

“Është fjala për mbështetje të dy projekteve të ujësjellësit për fshatin Rimanishtë dhe është tjetri edhe për materiet inerte që mund të mbesin. Besoj që është iniciativë e mirë në raport me këtë mandat që një bashkëpunim i sinqertë ka munguar në mandatin e kaluar. Besoj që ky të mos jetë projekti i fundit”, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme