Pacolli tregon se a do ta votojnë Kupinën në rundin e tretë asamblesitët e AKR-së

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vendosur mos ta votoj Fehmi Kupinën e LDK-së për kryesues të Kuvendit Komunalë të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur ish-nënkryetari i Prishtinës nga kjo parti, Selim Pacolli.

“Asamblistët e AKR-së, nuk do ta votojnë të propozuarin e LDK-së për kryesueses të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupunën, pa një marrëveshje koalicioni të nënshkruar”, ka thënë shkurt Pacolli, për frontonline.

Kupina, ka dështuar që të zgjidhet kryesues në rundin e parë dhe të dytë të votimit, pasi që mori vetëm 25 vota.

Për t’u zgjedhur kryesues atij i duhen 26 vota.

Afati i fundit për të zgjedhur kryeasamblistin në Prishtinë është 6 janari. Ndryshe kryeqyteti shkon në zgjedhje të reja lokale për Asamble. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme