Në një ceremoni rasti ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada e SHBA-ve, përmes ICITAP/INL.
Përveç tri veturave të përdorura, të cilat do t’i ndahen IPK-së, AKF-së, në listën e pajisjeve të dhuruara janë dhjetëra kompjuterë dhe orendi për zyrë.
Qëllimi i dhurimit të këtyre pajisjeve është që t’u ndihmohet agjencive pranuese për operim të përditshëm ne terren, krijimin e një laboratori për mësimin e gjuhës angleze dhe përmirësimin e ambientit dhe kushteve të tyre të punës.
Me këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për mbështetje të vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve te organeve ligj zbatuese.
Drejtoresha e INL-it për Kosovë, TracyWhittington si dhe Menaxherja e Programit të ICITAP-it/Departamenti i Drejtësisë, KimberlyRiffe ri-konfirmuan vazhdimin e mbështetjes për MPB-në, në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.