Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me proteza totale në vlerë prej 210 mijë euro, .
Materiali specifik përmbanë protezat totale për kërdhokulla dhe gjunjë. Përmes këtij materiali do të bëhet i mundur vendosja e protezave për pacientë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike.
Menaxhmenti i ShSKUK-së, po punon në edukimin e stafit specialistik të Klinikës së Orotpedisë, për trajnime specifike të ortopedëve jashtë vendit për vendosje të protezave dhe operacione të tjera specifike.