Ministria e Shëndetësisë ka sjellë disa informacione se si të mbroheni nga virusi COVID-19 gjatë sezonit festiv.
Përmes disa fotografive të shpërndarë në rrjetin social Facebook, kjo ministri ka treguar për masat mbrojtëse që mund t’i ndërmerrni.
Nga kjo ministri kanë kërkuar nga qytetarët që të festojnë sigurt, të mbajnë distancën, të vendosin maskën, të shmangin ambientet e mbyllura të mbushura me njerëz e të ajrosin ambientet duke i hapur dritaret.
Po ashtu, nga kjo ministri u kanë kërkuar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.