Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë.
Në këtë listë prinë Izraeli, pastaj Qipro, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Franca, Spanja, Irlanda, Turqia, Islanda, Greqia, Portugalia, Maqedonia e Veriut, Estonia e Lituania.
Në mesin e shteteve me rrezikshmëri të lartë është edhe Zvicra, Danimarka, Serbia, Belgjika, Holanda, Italia, Bullgaria, Austria e shtete tjera.
Në masat e marra nga Qeveria e Kosovës thuhet se qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprociteti