Zv.ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka mbajtur konferencë për medie për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku planifikohet të ndahen pesë milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha nga 5 milionë euro 2.5 milionë do të ndahen për rininë e sportin dhe 2.5 milionë te tjera për kulturën dhe trashëgiminë.
“Pandemia ka pamundësuar të gjitha aktivitet, në mënyrë që të zbusim këtë do të ndahen 5 milionë euro, 2.5 milionë për rini dhe sport dhe 2.5 milionë për kulturë dhe trashëgimi”.
Ajo ka bërë të ditur se do të blihet edhe veprat e artistëve që kanë punuar pa ndalur gjatë pandemisë dhe do të vendosen në muze e Bibliotekën Kombëtare.
Përderisa për fuqizimin e të rinjve dhe aftësimin profesional, ajo sqaroi se janë ndarë 500 mijë euro e do të ndahen edhe 1 milion të tjera.
“Për herë të parë individët do të marrin mbështetje deri në 25 mijë euro. Do të mbështeten edhe udhëtimet jashtë vendit. Do të blihet veprat artistike të të gjithë atyre që kanë punuar gjatë pandemisë”.
“Për rininë janë ndarë 500 mijë euro që promovojnë fuqizimin e të rinjve dhe aftësimin profesional. Do të ndahen edhe 1 milion të tjera për të rinjtë”.
Me 2 milionë eurot e ndara për sportin do të mbështet edhe shërimi i sportistëve dhe do të ketë përkrahje edhe për sporti shkollor dhe universitar, raporton EO.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që ta aplikojnë për këto grande dhe të kontribuojnë në zhvillimin e këtyre sektorëve.
“Për sportin do të ndahen 2 milionë euro. Do të mbështet edhe sporti shkollor dhe universitar. Do të përkrahen edhe shërimi i sportistëve”.
“13 milionë euro për gjithë vitin janë ndarë nga MKRS-ja për të gjithë sektorët”.