Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin në largim të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhem.
Gjatë takimit u bisedua për progresin që Kosova e ka bërë në procesin integrues në BE, që nga koha kur Ambasadori ka ardhur me mision në Kosovë, siç është MSA dhe çasja e Kosovës në programet e BE-së, por poashtu edhe në përmbushjen e kritereve për Liberalizim të Vizave.
Me këtë rast, Ministrja Ahmetaj ka falënderuar Ambasadorin Majhen për kontributin e tij personal dhe të Sllovenisë për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia po e tregon në raport me Kosovën, ndër të tjera edhe në avancimin me agjendën evropiane.
Ndër të tjera, ministrja tha se: “Kosova dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet vete. Për Kosovën, Sllovenia është vend nga i cili kemi marrë përvoja në vazhdimësi për procesin e integrimeve euroatlantike”.