Ministrja Bajrami në ora 16:00 tregon për mbarëvajtjen e mësimit online

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Sot ka filluar mësimi online për klasën e parë në dy njësi mësimore (Gjuhë Shqipe dhe Matematikë). pastaj vazhdon me klasën e dytë, dy njësi mësimore, e pastaj me klasën e tretë, e kështu me radhë edhe për klasat e tjera.

Për të treguar se si ka shkuar dita e parë e mësimit online, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami në ora 16:00 do të mbajë konferencë për medie lidhur me mbarëvajtjen e mësimit online.

Kjo masë është ndërmarrë nga MAShTI për shkak të gjendjes me Coronavirus në Kosovë, në mënyrë që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimore.

Të ngjashme