Ministrja Bajrami vizitoi kompaninë “Fluidi” në Gjilan

Gjilan | 16 Jan 2017 | 19:22 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, vizituan kompaninë për prodhimin e lëngjeve “Fluidi” në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite, ata u njoftuan nga menaxhmenti i kësaj kompanie me aktivitetin prodhues të kompanisë “Fluidi”, me sukseset e arritura deri tani por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen ata si kompani prodhuese.

Ministrja Bajrami u tha përfaqësuesve të “Fluidit” se Qeveria e Kosovës ka shënuar progres të konsiderueshëm sa i përket përmirësimit të kushteve për prodhuesit kosovarë, dhe se aktiviteti i Qeverisë po vazhdon akoma. “Tash po punohet në krijimin e pakos së re fiskale e cila do të ofrojë lehtësira të shumta me qëllim të stimulimit të aktivitetit prodhues në Republikën e Kosovës”, ka thënë ministrja.

Përfaqësuesit e kompanisë “Fluidi”, sipas një njoftimi të MTI-së, falënderuan institucionet e Kosovës për përkushtimin e tyre dhe kërkuan nga Qeveria që të krijohen lehtësira të mëtejme qoftë të natyrës fiskale por edhe lehtësira që ndihmojnë në lehtësimin e eksportit për prodhuesit nga Kosova.

Fludi-.JPG

No automatic alt text available.

Të ngjashme