Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, me të cilin diskutoi për çështje dhe tema që janë të interesit dypalësh, për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin konkret mes Kosovës dhe Hungarisë në fushat që janë në domenin e ministrisë.
Ajo e falënderoi Bencze për vizitën dhe u shpreh se MKRS është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë me veprime dhe projekte konkrete të përbashkëta, sidomos në fushat që lidhen me kulturën, sportin dhe rininë.
Ndërsa Bencze e falënderoi Dumoshin për pritjen dhe u shpreh se Hungaria dëshiron që të bashkëpunojë ngushtë me Institucionet e Kosovës, dhe në këtë rast me ministrinë në veçanti për të finalizuar iniciativa dhe realizuar projekte që janë në interesin e dyanshëm.