Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës, të Belgjikës, Hadja Lahbib nesër do ta vizitojë Kosovën.
Ajo do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përcjell Klankosova.tv.
Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.