Ministrja e Jashtme belge sot do të vizitojë Kosovën

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Sipas njoftimit, ajo do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Takimi dypalësh do të zhvillohet në MPJD, teksa pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Të ngjashme