Ministrja Gërvalla ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë pritur sot në takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori norvegjez, Jens Erik Grøndahl.
Gjatë këtij takimi u diskutua për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës si dhe zhvillimet politike aktuale në vend.
Ministrja Gërvalla, fillimisht ka falënderuar z.Bjørnstad për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, si dhe ka vlerësuar ndihmën konkrete norvegjeze për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Në këtë takim u bisedua edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga ana tjetër, pala norvegjeze ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të Norvegjisë krashi agjendës evropiane të Kosovës.